Ekstradohet nga Gjermania 41 vjeçari, i dënuar me 25 vite burg

02/07/2015 00:00

Agron Laçaj, 41 vjeç, i dënuar me 25 vjet burgim për veprën penale “vrasje me dashje”, është ekstraduar nga Gjermania ditën e enjte.

Laçaj ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Apelit Shkodrës, për veprën penale të “vrasjes me dashje” dhe “prodhimit e mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

41-vjeçari është danuar për një vrasje me armë zjarri të ndodhur në janar të vitit 1999 në Koplik.

Top Channel