Investigimi privat, mënyra për të mësuar anën e panjohur të “atij/asaj”

02/07/2015 00:00

Kur flasim për dedektiv privat, imazhi i parë që të vjen ndërmend është një njeri me aparatin fotografik dhe bllokun e shënimeve, që vëzhgon çdo gjë.

Ai është hetuesi i kohëve moderne, i cili, falë talentit dhe nuhatjes për të gjurmuar, mund të kërkojë dhe zbulojë shumë “mëkate” të njerëzve.

Nëse iu referohemi profesionistëve, ai që mund të quhet si “babai i investigimit” padyshim është dedektivi anglez, Sherlock Holmes, i bërë i famshëm në romanet policeske të 1887-s.

Por çfarë bën konkretisht një dedektiv privat dhe si e organizon ai punën e tij?

Në video jepet shembulli i një bisede mes një dedektivi dhe një klienti, i cili jep porosinë e tij.

Pas marrjes së porosisë, investiguesi përgatitet me mjetet përkatëse. Valixhja që ai ka, edhe pse në dukje është e thjeshtë, ka brenda pajisje teknologjike përgjimi shumë të sofistikuara dokumentuese. Më pas nis puna. Lokalizohet subjekti, që do të mbahet nën vëzhgim prej ditësh, ndërsa falë përgjimit ambiental, bisedat regjistrohen në distancë.

Në video jepet sërish një improvizim i një ndekjeje, që dedektivi i bën një çifti.

Tashmë puna mund të quhet e përfunduar. Klienti kishte të drejtë, sepse falë investiguesit privat, ai hoqi të gjitha dyshimet e tij për partneren.

Top Channel