Ja sa kalori djeg në një ditë një çiklist në Turin e Francës

02/07/2015 00:00

Më 4 korrik, çiklistë nga e gjithë bota do të fillojnë pedalimin në Turin e Francës, xhiroja e famshme e botës e cila zgjat 3 javë.

Në edicionin e 102-të të këtij turi çiklistët do të përshkojnë 3360 kilometra.

Sipas “Inside Science”, e cila drejtohet nga Instituti Amerikan i Fizikës, çdo çiklist bën rreth 177 kilometra në ditë, në të cilat ai djeg më shumë se 6000 kalori. 

Për të gjeneruar kaloritë e nevojshme gjatë një dite, sipas “Inside Science”, nëse një çiklist do të konsumonte vetëm banane, atëherë atij do t’i duhej të konsumonte deri në 60 të tilla, duke qenë se konsumi i një bananeje gjeneron deri në 57.8 kalori.

Top Channel