Aksident në aksin Fier-Kolonjë; një i vdekur

03/07/2015 00:00

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aksin Fier-Kolonjë.

Një motoçiklist është përplasur me një mjet me targa të Kosovës, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Sipas policisë, motoçiklisti është Gazmend Hatija, një 27-vjeçar banues në fshatin Kallm.

Pas raportimeve, policia menjëherë ka dalë në vendngjarje dhe po heton rastin. Deri në këto momente ende nuk bëhen të ditura shkaqet e aksidentit.

Top Channel