Konkluzionet e zyrtarit të DASH pas vizitës në Kosovë

03/07/2015 00:00

Drejtori i zyrës për çështjet e Europës Jugore dhe Qendrore, në Departamentin Amerikan të Shtetit, Thomas Yazdgerdi në një prononcim për medie ka dhënë konkluzionet pas vizitës së tij në Kosovë.

Yazdgerdi nuk e ka fshehur zhgënjimin për mos votimin e Gjykatës Speciale, ndërsa ka thënë se, pavarësisht se është një proces i dhimbshëm, qeveria duhet ta riprocedojë këtë çështje në Kuvend dhe deputetët duhet që ta votojnë atë.

“Si miq të Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë zhgënjyer, që nuk është votuar për themelimin e Gjykatës Speciale nga Kuvendi i Kosovës. Shpresojmë, që qeveria të mund ta riprocedojë këtë çështje në Kuvend. E kuptojmë që është një proces i dhimbshëm dhe jo i lehtë, por është angazhim të cilin duhet ta kryejë Kosova. Shpresojmë, që Kosova do ta bëjë një gjë të tillë, në mënyrë që të ballafaqohet me trashëgiminë e së kaluarës”, tha Thomas Yazdgerdi, drejtor i zyrës për çështjet e Europës Jugore dhe Qendrore, në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Këtë deklaratë, zyrtari i DASH i bëri pas festës së organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, për nderë të Ditës së Pavarësisë së këtij vendi.

Top Channel