Nigeri, Boko Harami shkakton 150 viktima

03/07/2015 00:00

Rreth 150 persona raportohet të kenë vdekur pas një sulmi të militantëve të Boko Haramit në pjesën veri-lindore të Nigerisë brenda 48 orëve të fundit.

Dëshmitarët kanë treguar se persona të armatosur kanë sulmuar fshatin Kukawa, në afërsi të liqenit Chad, duke vrarë 97 vetë, përfshirë gra dhe fëmijë.

Ndërkohë, një ditë më parë, militantët lanë të vdekur 48 meshkuj, të cilët kishin përfunduar faljen e namazit në dy fshatra në afërsi të qytetit Monguno. Militantët mësohet se në këtë sulm kanë kursyer gratë dhe fëmijët.

Sipas të dhënave të Amnesty Intrnational, thuhet se që nga viti 2009, kur Boko Haram doli në skenë, janë vrarë të paktën 17 mijë vetë, shumica prej tyre të pafajshëm.

Top Channel