Berat, 44-vjeçari arrestohet për kanosje dhe armëmbajtje pa leje

03/07/2015 00:00

Një person është arrestuar në flagrancë nga Policia e Beratit ditën e enjte, për kanosje me armë ndaj një tjetër personi.

I prangosuri është shtetasi Besnik Meta, 44 vjeç, banues në Berat. Ai akuzohet për kanosje ndaj shtetasit me inicialet M.Sh., 68 vjeç, pas një përplasjeje për motive të dobëta.

Meta rezulton i dënuar më herët për armëmbajtje pa leje, si dhe është proceduar në gjendje të lirë po për kanosje.

Nga kontrolli i ushtruar nga policia, në cilësinë e provës materiale, janë gjetur dy armë kallashnikovë dhe 19 fishekë.

Top Channel