Futsal, kuqezinjtë njihen me kundërshtarët e Botërorit

03/07/2015 00:00

Kombëtarja shqiptare e futbollit të sallës njohu kundërshtarët me të cilët do të përballet në paraeliminatorët e Kupës së Botës të vitit 2016.

Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës e vendosi Shqipërinë në Grupin C, bashkë me Francën, Lituaninë dhe Maltën. Për kuqezinjtë e futbollit të Sallës kjo është pjesëmarrja e 3-të në paraelimiantoret e një botërori.

Ndeshjet e Grupit C do të zhvillohen në Lituani në muajin tetor të këtij viti. Sipas rregullores, në fazën paraeliminatore kualifikohet e para e grupit. Nëse Shqipëria bën mrekullinë dhe përfundon e para, në muajin dhjetor do t’u bashkohet Çekisë, Sllovenisë dhe Kazakistanin në fazën eliminatore..

Franca dhe Malta janë kundërshtarë të njohur për Shqipërinë në futbollin e sallës. Kuqezinjtë janë mundur 5-2 nga francezët në paraeliminatoret e Europanit, ndërsa Maltën Shqipëria e ka mposhtur 5-2 dhe 2-1 në paraeliminatoret e Europianit dhe Botërorit.

Top Channel