Premtimin që i dhanë njëri-tjetrit në altar 75 vite më parë e mbajtën. Një çift të moshuarish amerikanë ndërruan jetë thuajse në të njëjtën kohë, pas tre çerekshekulli martesë.

Jeanette Toczko, 96 vjeç dhe bashkëshorti i saj, Alexander Toczko, 95, ndërruan jetë në San Diego të Kalifornisë brenda pak orësh nga njëri tjetri.

Çifti kaloi gjithë jetën në krahët e njëri-tjetrit. Lidhja e filloi nisi si një lojë fëmijësh që në moshën 8-vjeçare dhe me kalimin e viteve u përforcua më shumë.

Jeannete ndodhej prej pak muajsh në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërkohë që Alexander mbahej më mirë. Por në një incident ai theu pjesën e legenit. Pasi qëndroi pak kohë në spital, ai kërkoi që të transferohej në shtëpi, pranë bashkëshortes së sëmurë.

Dëshirën ua plotësuan familjarët, duke i vendosur pranë njëri-tjetrit. Shpejt edhe gjendja e Alexander do të përkeqësohej deri në momentin kur edhe ai ndërroi jetë, vetëm pak orë pas Jaenette.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel