Rënie drastike në tregjet financiare të Kinës, autoritetet njoftojnë hetime

03/07/2015 00:00

Në tregjet financiare kineze, aksionet pësuan rënien e radhës ditën e premte, një rënie që arriti deri në 7 për qind e që detyroi autoritetet rregullatore të njoftonin nisjen e një hetimi.

Bursa e Shangait u mbyll me minus 5.8 për qind, duke e çuar në 12 për qind rënien javore. E gjithë java ka qenë negative për tregjet financiare kineze, pavarësisht lëvizjet e enteve rregullatore të sigurisë për qetësimin e situatës.

Ditën e enjte, enti në fjalë deklaroi se do të hetonte nëse palët që menaxhojnë tregjet kishin manipuluar çmimet e produkteve financiare.

Nëse rezultojnë shkelje të tipit penal, atëherë hetimi do t’i kalojë policisë, deklaruan zyrtarët. Bursa e Shangait ka pësuar një rënie prej 25 për qind që nga mesi i qershorit, që përbën dhe një nga rëniet më të larta ndër vite.

Ndërsa në Hong Kong, treguesi i bursës Hang Seng, në fund të ditës u mbyll me një rënie prej 0.8 për qind.

Aksionet ranë edhe në tregjet e vendeve të tjera aziatike, të ndikuara edhe nga të dhënat e Shtetet e Bashkuara mbi punësimin, të cilësuara nga analistët si “solide” por të pamjaftueshme.

Papunësia në SHBA u rrit me 223 mijë njësi në qershor, ndërsa në prill dhe maj shifrat ishin më të ulëta. Të dhënat kanë minuar pritshmëritë e Federal Reserve për shtatorin.

Kështu, në Tokio, treguesi në bursën Nikkei u mbyll me një rënie prej 0.8 për qind, ndërsa në Australi me 1.1%.

Top Channel