Ambasadori Lu dhe kryebashkiaku i Berlinit urojnë Veliajn për fitoren

03/07/2015 00:00

Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka marrë një mesazh urimi nga kryebashkiaku i Berlinit, Michael Muller, të cilin  e takoi së fundmi, gjatë një vizite në Gjermani. Më parë, një mesazh urimi, Veliaj e mori edhe nga ambasadori amerikan, Lu.

“Në përmbushje të sfidave që ju presin, ju uroj shumë energji dhe durim në marrjen e vendimeve të duhura. Do të isha shumë i lumtur t’ju prisja sërish së shpejti në Berlin”, shkruan kryebashkiaku Muller në letrën e tij.

Letra e kryebashkiakut të Berlinit vjen pas urimit që ambasadori amerikan në Tiranë, Doland Lu i bëri Veliajt pak ditë pas mbylljes së zgjedhjeve të 21 Qershorit.

Ambasadori Lu e uroi Veliajn për organizimin e një fushate elektorale pozitive, që u fokusua tek çështjet që shqetësojnë qytetarët e Tiranës.

“Gjatë muajve të kaluar, ambasada jonë ka folur vazhdimisht për politikanë të korruptuar, të angazhuar në blerjen e votës dhe manipulimin e institucioneve demokratike.

Përkundrazi, ju u përqendruat dhe i angazhuat votuesit mbi zgjidhjen e shumë çështjeve dhe problemeve që i shqetësojnë ata. Shpresoj që klima pozitive që sollët ju dhe dr. Kosova të jetë një shembull për politikanët në të ardhmen. Urime për fitoren tuaj.

Jemi shumë të lumtur për bashkëpunimin me ju si ministër dhe shpresojmë të punojmë me ju edhe si kryebashkiak i këtij qyteti të mrekullueshëm”, shkruante Lu.

Top Channel