KQZ rrëzon kërkesën e PD për Kurbinin. Nuk do ketë përsëritje të zgjedhjeve

03/07/2015 00:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi kërkesën e demokratëve për ripërsëritje të zgjedhjeve në Bashkinë Kurbin.

Kërkesa e selisë blu për përsëritje bazohej në argumentin se sipas saj, është garuar me një kandidat që ka dhënë dorëheqjen përpara 21 qershorit dhe se PD nuk ka pasur komisionerë.

KQZ shkarkoi komisionerët demokratë pak orë përpara votimit, për shkak se nuk tërhiqnin materialet zgjedhore, duke i zëvendësuar ata me përfaqësues të shoqërisë civile.

Për demokratët, kjo cënoi garën dhe interesin e PD-së. Por shumica në KQZ nuk e gjeti të argumentuar kërkesën e demokratëve, duke e rrëzuar me votimin 4 me 3.

Çështja e Kurbinit është më e shqyrtuara në institucionet zgjedhore dhe para zgjedhjeve, për shkak se kandidati i PD, Altin Biba kërkoi të largohej nga gara, por këtë e bëri jashtë afatit kohor.

Top Channel