Tenis, Nadal largohet nga Wimbledon. Të mëdhenjtë e tjerë ecin përpara

03/07/2015 00:00

Dustin Brown është surpriza e parë në turneun e tenist Wimbledon.  Tenisti gjerman, i cili është në vendin 102-të në renditjen botërore, eleminoi në raundin e dytë spanjollin Rafael Nadal.

30-vjeçari gjerman bëri një paraqitje të mirë, duke fituar 3-1 me sete ndaj një kundërshtari i cili e ka fituar 2 herë turneun britanik.

Ndërkohë, pretendentët e tjerë meshkuj nuk kanë hasur asnjë vështirësi duke kaluar më tej. Andy Murray mposhti 3-0 me sete holandezin Robin Haase, në një ndeshje që zgjati vetëm 87 minuta.

Edhe Roger Federer u kualifikua për më tej, pasi mundi 3-0 me sete Sam Querrey.

Në kategorinë e femrave, kampionia në fuqi Petra Kvitova mundi lehtësisht 2-0 japonezen Kurumi Nara, ndërsa ish-numri 1 i botës, Karolin Wozniacki mposhti çeken Alertova me rezultatin 6-1 dhe 7-6.

Top Channel