Shkodër, grabitet e dhunohet çifti i të moshuarve

03/07/2015 00:00

Një çift të moshuarish janë grabitur e dhunuar fizikisht brenda në banesën e tyre në fshatin Kuç të Shkodrës, madje i zoti i shtëpisë është dëmtuar me thikë në pjesën e veshit.

Ka qenë ora 11:30 minuta  e paradites së të premtes kur në banesën e çiftit Fadil Shahini, 83 vjeç dhe Dije Shahinit, 78 vjeçe, persona të paidentifikuar kanë goditur të moshuarit, të cilët kanë bërë rezistencë për të mos treguar se ku i kanë paratë. Grabitësit në shenjë kërcënimi e kanë goditur më thikë në pjesën e veshit të moshuarin, ndërsa bashkshortja është goditur me sende të forta. Pasi kanë marrë paratë grabitësit janë larguar.

Banorët e zonës shprehen se kanë dëgjuar të moshuarit që kërkonin ndihmë dhe kanë lajmëruar policinë.

Ndërkohë, çifti i të moshuarve mdodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, por ende nuk janë identifikuar autorët.

Çifti Shahini prej vitesh jetonin vetëm pasi femijët e tyre ndodhen në emigrim dhe pikërisht kjo duket ka qënë arsyeja që dy të moshuarit janë bërë objekt grabitje.

Top Channel