Reforma në drejtësi, debati publik zhvendoset në Korçë

03/07/2015 00:00

Në vazhdën e turit të konsultimeve publike në rrethe, Forumi rajonal mbi reformën në drejtësi është mbledhur këtë të premte në qytetin e Korçës.

Në këtë takim të radhës theksi është vendosur mbi problematikën e korrupsionit të sistemit të drejtësisë, ndarjen e keqe të kompetencave dhe problemet e financimit.

Në takim, ku kanë qenë të pranishëm prokurorë, gjyqtarë e juristë të qarkut juglindor, paneli ka prezantuar procesin e reformës dhe problematikat e tij.

Konstatimet për një sistem të mbytur nga korrupsioni dhe influenca e politikës kanë qenë disa prej shqetësimeve kryesore të ngritura gjatë këtij forumi.

Gjithashtu, takimi ka evidentuar edhe shqetësimet lidhur me infrastrukturën e sistemit të drejtësisë, me pjesëmarësit që kanë folur edhe për një buxhet shumë të vogël për këtë reformë nga ana e shtetit shqiptar.

Top Channel