Swift nuk di vetëm të këndojë por edhe….

03/07/2015 00:00

Marrëdhënie mes Calvin Harris dhe të dashurës së tij bukuroshe Taylor Swift duket se kanë marrë një drejtim serioz.

31-vjeçari ka përdorur llogarinë e tij të “Instargramit”, përmes të cilës ka postuar fotografinë e parë të të dashurës së tij.

E veshur me një palë xhinse të shkurtra dhe me një këmishë me vija, këngëtarja amerikane shihet duke përgatitur ushqim. “Ajo gjithashtu gatuan”, ka shkruar bashkangjitur fotografisë Dj skocez.

Duket se dashuria mes dy artistëve po ecën shumë mirë dhe këtë e ka aprovuar gjithashtu edhe Taylor, e cila gjatë një koncerti ka kënduar për të dashurin e saj përballë audiencës.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel