Një maturant nga Podujeva nuk e merr të dashurën e tij për shoqëruese në mbrëmjen e maturës, por i bën surprizë shoqes së shkollës.

Xhafer Sylejmani shkoi në festën e fundit të gjimnazit me Bukurie Plakollin. Ajo ka lindur me një kufizim te këmbët dhe është e shkurtër. Ajo gjithmonë është rrethuar nga miq shumë dashamirës.

Surpriza më e bukur ishte kur Xhaferi, njëri prej miqve më të mirë dhe djali më simpatik i shkollës, i propozoi që ajo të ishte shoqëruesja e tij në mbrëmjen e maturës.

* Tod, Kevim, Blake dhe Koby janë 4 vëllezër shqiptaro-australianë, që argëtojnë publikun me muzikën e tyre.

Të apasionuar pas muzikës që në moshë të vogël, ata përdornin raketën e tenisit si kitarë dhe jastëkun si bateri.

Prindërit i dërguan në shkolla muzike për të përmirësuar talentin e tyrë në muzikë dhe, tashmë, grupi që kanë krijuar “MixedUpEverything” përzien çdo gjë në muzikën e tyre.

* Ajo s’ka duar, por me këmbë ia del të pilotojë edhe një avion. Jessica është 32 vjeç, por ka lindur pa duar. Megjithatë, kjo s’e ka penguar aspak për t’ia dalë në jetë.

Kur ishte e vogël, ajo mbante duar-proteza, ndërsa tani mbështetet vetëm te këmbët e saj. Bën “make up”, lan dhëmbët, ushtron sportin e “taekëondo”-së dhe bën shumë aktivitete të tjera.

Bashkëshorti është mbështetja më e madhe për 32-vjeçaren dhe, pa të, thotë se s’mund ta imagjinojë jetën e saj.

Top Channel