Sulmi në Tunizi, kryeministri Essid: Policia reagoi me vonesë

04/07/2015 00:00

Kryeministri tunizian, Habib Essid ka pranuar se reagimi i ngathët i policisë në sulmin e javës së kaluar në një resort të këtij vendi, ishte një problem i madh.

Të premten, ai ka mbajtur një minutë heshtje për 38 të vrarët në qytetin Sousse, në jug të Tunizisë. Në mesin e këtyre viktimave, 30 ishin shtetas britanik.

Raportet e mediave ndërkombëtare shkruan se i armatosuri kishte pasur në dispozicion 35 minuta për të kryer sulmin, duke shtuar se reagimi i ngathët i autoriteteve tuniziane i ka dhënë mundësi që të rikthehet dhe të vrasë edhe disa të plagosur.

“Koha e reagimit, ky është problemi”, ka thënë kryeministri Essid, cili ka shtuar se policia në atë kohë ishte e bllokuar nga të gjitha anët.

Personi që kreu sulmin, i identifikuar si Seifeddine Rezgui, besohet se i përket grupit terrorist Ansar al-Sharia, i njëjti grup që ishte mbrapa sulmit të vitit 2012 në Ambasaden Amerikane në Benghazi, ku ambasadori amerikan gjeti vdekjen.

Top Channel