Vlorë, asgjësohen 500 rrënjë kanabis

04/07/2015 00:00

Policia e Vlorës ka asgjësuar rreth 500 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa dhe ka prangosur dy vëllezër në një operacion të ndërmarrë në fshatin Kërkovë.

Pas informacioneve të marra në rrugë operacionale, policia ndërmori aksionin për asgjësimin e bimëve. Bimët ishin të mbjella në 7 parcela në afërsi të fshatit Kërkovë. Lartësia e tyre ishte e konsiderueshme, në fazën e fundit të pjekjes.

Policia asgjësoi gjithë rrënjët e mbjella dhe prangosi dy shtetasit Fejzi dhe Nehat Hoxhaj, si autorë të kultivimit të lëndës narkotike.

Top Channel