Tiranë, policia parandalon një tentativë vrasjeje në familje

04/07/2015 00:00

Policia e Tiranës ka parandaluar një krim brenda familjes. Burime zyrtare bëjnë të ditur se është arrestuar në flagrancë Besnik Cenaj, 40 vjeç, banues në kryeqytet.

Pas një konflikti me bashkëshorten, Cenaj është kapur me një armë zjarri pushkë 10-she nga policia dhe një sasi fishekësh.

Efektivët e komisariatit nr. 5 kanë ndërhyrë në kohë për të parandaluar ngjarjen. Mbi 40-vjeçarin, sipas policisë, rëndon akuza e dhunës në familje dhe mbajtje dhe prodhim të armëve luftarake.

Top Channel