Ambasada e SHBA-së në Tiranë, mesazh në Facebook: Gëzuar Ditën e Pavarësisë!

04/07/2015 00:00

Përmes një mesazhi në Facebook, ambasada amerikane në Tiranë ka përkujtuar Ditën e Pavarësisë së SHBA-së duke publikuar Deklaratën e Pavarësisë, miratuar nga Kongresi Kontinental i Filadelfias, më 4 korrik 1776.

Një ide që ndryshoi botën: “Kjo e vërtetë është e qartë, se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë…”, shkruan ambasada amerikane, duke postuar linkun përkatës http://goo.gl/O1z4a për të lexuar tekstin e plotë të Deklaratës së Pavarësisë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, pas postimit te Deklaratës se Pavarësisë në statusin e saj në Facebook, shprehet: “Gëzuar Ditën e Pavarësisë!”, dhe e ilustron mesazhin me foton e flamurit kombëtar të SHBA-së.

Top Channel