Një 46-vjeçar i dehur kanos me jetë policin rrugor, arrestohet

04/07/2015 00:00

Një 46-vjeçar u arrestua në Elbasan, pasi në gjendje të dehur kanosi me jetë një efektiv të policisë rrugore.

Jonuz Karaj, banues në fshatin Bujqës të Elbasanit, u arrestua nga efektivët e policisë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Kia” me targa CD 997 YK, u konstatua se ishte në gjendje të dehur.

Policia tha se, nga veprimet e para hetimore dhe gjatë kryerjes së  veprimeve  procedurale, Karaj ka fyer dhe ka kanosur me jetë punonjësit e policisë.

Materialet i kaluan prokurorisë lokale për hetime të mëtejshme ndaj 46-vjeçarit Karaj, i cili akuzohet për drejtim të automjetit në gjendje të dehur dhe kanosje e fyerje për shkak të detyrës.

Top Channel