Premtonin punësim në Danimarkë, në kërkim tre persona

04/07/2015 00:00

Dukuria e premtimit të punësimit në vende të ndryshme të botës, kryesisht në Rusi, Angli, Danimarkë etj, ka “mbërritur” edhe në qytetin e Beratit.

Policia në këtë qytet ka shpallur në kërkim dhe ka nisur procedimin penal për tre persona me akuzën e mashtrimit.

Burime zyrtare thane se, dy 54-vjeçarët të identifikuar me inicialet A.G., dhe G.S., si dhe M.L., 30 vjeç, banues në Berat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë përvetësuar në mënyrë të paligjshme mijëra euro.

“Ata mashtronin qytetarë të ndryshëm se do t’u siguronin dokumentet për punësim në Danimarkë”, tha policia, e cila tashmë i ka shpallur në kërkim tre personat.

Top Channel