Korçë, në pranga 26-vjeçari që përdhunoi një të mitur

04/07/2015 00:00

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 26-vjeçar me akuzën e marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur.

“Denis Xhika është arrestuar këtë të shtunë, pasi mbrëmjen e një dite më parë (3 korrik) ka përdhunuar të miturën 15-vjeçare me inicialet D.R.”, bënë të ditur burime zyrtare të policisë lokale.

Sipas të njëjtave burime, materialet hetimore ndaj 26-vjeçarit i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprën penale “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë, me të mitur”.

Top Channel