Zvicra dhe zviceranët krenohen me pastërtinë dhe përkushtimin që kanë për të mbajtur vendin e tyre të pastër, e së fundmi këtë kulturë po synojnë t’ua japin edhe turistëve të huaj.

Në frymën e kësaj fushate, në rrjetin hekurudhor në Luzern janë vendosur disa tabela orientuese se cili është përdorimi i duhur i…tualetit.

Autoritetet vendase thonë se u detyruan të vendosin të tilla sinjalistika për të udhëzuar turistët aziatikë, të cilët përdornin në mënyrë të gabuar tualetin.

Shenjat janë vendosur fillimisht në rrjetin hekurudhor, e më pas janë shpëndarë edhe në resortet dhe hotelet e Luzernit, ku në çdo kohë ka një rritje të qëndrueshme të turistëve aziatikë.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel