Të fshehësh tankun…në bodrumin e vilës

04/07/2015 00:00

Ushtarët gjermanë ishin të ngarkuar për nëntë orë me një detyrë të pazakontë: të hiqnin një tank të Luftës së Dytë Botërore, të gjetur në bodrumin e një vile.

Më shumë se 20 ushtarë u angazhuan për të lëvizur tankun nga vila, në një lagje të pasur të Kiel në Gjermaninë veriore. Mjeti u zbulua pas një kërkimi të policisë në këtë vilë. Bashkë me të u gjetën edhe një anti-raketë dhe armë të tjera.

Policia bastisi shtëpinë në Heikendorf pas udhëzimeve të prokurorëve, të cilët dyshonin se pronari 78-vjeçar mbante armatim të paligjshëm në shtëpi, në bazë të ligjit për kontroll për mbajtje të armëve të luftës.

Ushtria u angazhua për të hequr tankun e vitit 1943, të tipit Panther dhe ushtarëve iu desh të ndërtonin një rrugë druri posaçëisht për mjetin. Pronari i vilës, përshkruhet si një njeri që ka bërë jetë të vetmuar, dhe tashmë hetohet për thyerje të ligjit të kontrollit të armëve.

Kryebashkiaku i qytetit, Aelxander Orth, i cili ishte i pranishëm në heqjen e tankut, thotë se zbulimi nuk vjen si befasi, pasi “pronari u përfol për këtë gjatë katastrofës së dëborës më 1978-n”. Ai e cilëson pronarin si një njeri që ka simpati për gjëra të veçanta. “Disa njerëz pëlqejnë trenat me avull, të tjerë tanket”, tha Orth.

FOTO GALERI
1/3
Specialistëve iu deshën nëntë orë për të nxjerr tankun nga bodrumi

Top Channel