MPJ çeke: Rasti po hetohet si krim. Konsullja Calabkova: Viktimë e një krimi të dhunshëm

04/07/2015 00:00

Ministria e Jashtme e Çekisë ka reaguar lidhur me vrasjen e dy turistëve çekë në Prekal. Michael Lagronova, zëdhënësi i kësaj ministrie, është shprehur se rasti po hetohet si një krim.

“Rasti është duke u hetuar si një krim, një burrë dhe një grua u vranë. U gjetën mbrëmë në makinën e tyre në veri të Shqipërisë pranë qytetit të Shkodrës, e cila tërheq shumë turistë”, tha zëdhënësi Michael Lagronová, duke bërë të ditur se janë njoftuar të afërmit e viktimave.

Ndërsa konsullja çeke në Tiranë, Radka Calabkova ka thënë për median çeke, Lidovky.cz se turistët janë viktimë e një krimi të dhunshëm, që nuk duhet të ndodhë. “Ky është një rast i jashtëzakonshëm”, është shprehur konsullja. Calabkova, e cila ka vetëm tre muaj që kryen detyrën e konsulles në Tiranës, thotë se hetimi është ende në fillim dhe se ambasada çeke nuk ka më shumë informacion.

Të dy zyrtarët e shtetit çek, si Lagronova dhe Calabkova sjellin në kujtesë rastin e tre turistëve çekë të zhdukur 14 vjet më parë, dhe që ende nuk duhet fati i tyre.

Top Channel