Topalli: Më 21 qershor u shkelën standardet. Opozita të jetë më e besueshme

04/07/2015 00:00

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, në një intervistë për Zërin e Amerikës ka deklaruar se, në zgjedhjet e 21 qershorit u shkelën të gjitha standardet.

“Zgjedhjet e 21 qershorit nuk ishin të lira dhe demokratike”, ka thënë Topalli për VOA, ku nuk i ka kursyer edhe kritikat për opozitën ku bën pjesë.

“Opozita nga ana e saj duhet të jetë më e besueshme”, ka thënë ajo.

Në vijim të intervistës, Topalli ka ritheksuar qëndrimin e PD se, në Parlament, në radhët e mazhorancës, ka deputetë me të shkuar kriminale.

Top Channel