Turistët çekë, gazetat serbe manipulojnë ngjarjen. Reagon Prishtina

04/07/2015 00:00

Policia e Kosovës ka shpërndarë një deklaratë për shtyp, e detyruar nga disa shkrime të publikuara këtë të shtunë në disa portale të ndryshme, kryesisht serbe, të cilat raportojnë se “turistët çekë u vranë në Kosovë”.

“Policia e Kosovës reagon ndaj këtyre shkrimeve të pavërteta dhe sqaron se lajmi, ku në foton ilustruese ku shihen pjesëtarët e policisë sonë dhe aludohet se janë në vendin e ngjarjes, është i fabrikuar nga gazeta serbe “Kurir”, e cila po ashtu gënjen kur thotë se për vrasjen e dy turistëve çekë ka raportuar Policia e Kosovës”, thuhet në deklaratë.

Rasti i vrasjes së dy turistëve çekë, të cilit i referohen këto mediume kryesisht serbe, në bazë të informacioneve që ne posedojmë ka ndodhur në territorin e Republikës së Shqipërisë, në fshatin Prekal të Shkodrës, e jo në Dukagjin të Republikës së Kosovës, siç theksohet në ato mediume serbe – sqaron në komunikatën e saj PK.

Top Channel