Shkodër, homazhe për turistët çekë në qendër të qytetit

04/07/2015 00:00

Shoqëria civile në qytetin e Shkodrës dhe qindra të rinj kanë reaguar pasditen e së shtunës me një tubim në heshtje në qëndër të qytetit, me qirinj e foto, në nder të dy turistëve çekë.

Marshimi-homazh i qindra qytetarëve ka nisur tek shatërvani dhe ka vazhduar në rrugën pedonale të qytetit, ku shumë prej tyre mbanin ndezur qirinj dhe foto të viktimave.

Qytetartë në krye të tubimit mbanin edhe flamurin çek ashtu siç një prej turistëve kishte postuar në rrjetet sociale flamurin shqiptar duke u valëvitur, vetëm dy ditë para se të vritej.

Fotot e dy viktimave qëndronin në krye të kortezhit, për të dhënë mesazhin se e gjithë Shkodra merr pjesë në hidhërimin e familjarëve të viktimave dhe se, një dorë krimi nuk mund të njollosë një popull.

Turistët Michal Svato dhe Anna Kosinova u vranë një natë më parë me plumb pas koke në fshatin Prekal të Dukagjinit. 

FOTO GALERI
1/3

Top Channel