Kukës, pranga të kërkuarit për vrasje. Urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet çeke

04/07/2015 00:00

Policia e qytetit të Kukësit ka vënë në pranga pasditen e së shtunës një shtetas shqiptar, të dënuar në Republikën Çeke me 12 vjet burg për vrasje.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave shtetasi Shukri Hoti u arrestua në pikën kufitare të Qafë Prushit, teksa tentonte kalimin për në Kosovë.

Hoti ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishte dënuar në mungesë për një vrasje të kryer në Çeki në vitin 2006, saktësojnë më tej burimet.

Top Channel