Shkarkonte materiale pornografike me të mitur, pranga 31-vjeçarit

04/07/2015 00:00

Agjentë të policisë së Tiranës kanë arrestuar mbrëmjen e së shtunës një 31-vjeçar, për përdorim të materialeve pornografike me të mitur.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave shtetasi me inicialet E.V ka shkarkuar materiale të tilla nga interneti dhe më pas i ka shpërndarë ato.

Sipas burimeve, ka qenë sektori kundër krimeve kompjuterike në Drejtorinë e Policisë së Tiranës që ka konstatuar këtë aktivitet të 31-vjeçarit, që punon si IT pranë një banke të nivelit të dytë.

Burimet shtojnë më tej se, ekspertët e elektronikës pranë policisë së kryeqytetit po hetojnë për persona të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë aktivitet.

Top Channel