Berat, kultivonin drogën në bahçe, arrestohen atë e bir

04/07/2015 00:00

Policia e qarkut të Beratit, në kuadër të operacioneve të vazhdueshme kundër kultivimit të narkotikëve, ka arrestuar këtë të shtunë dy persona.

Përmes një njoftimi për shtyp nga drejtoria lokale e policisë bëhet e ditur se në pranga kanë rënë shtetasit Lutfi dhe Bekim Gorani, atë e bir, të moshave 83 dhe 54 vjeç.

Sipas burimeve, arrestimi i tyre erdhi pasi dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin mbjellë në bahçen e tyre, në fshatin Veleshnje, disa bimë narkotike të tipit kanabis, të cilat ishin rritur deri në 2 metra lartësi.

Materialet i kanë kaluar ndërkohë prokurorisë së rrethit për procedim penal, nën akuzën e kultivimit të bimëve narkotike.

Top Channel