PD dënon vrasjen e turistëve çekë: Strukturat e shtetit të veprojnë

04/07/2015 00:00

Partia Demokratike, në një reagim të sajin, “dënon ashpër vrasjen makabër të dy qytetarëve çekë”.

Përmes një njoftimi për shtyp, partia më e madhe e opozitës ka kërkuar nga strukturat përgjegjëse shtetërore që të merren të gjitha masat për një hetim të shpejtë dhe energjik, “për kapjen dhe vendosjen para ligjit të autorëve të këtij krimi të shëmtuar”.

“Ne gjithashtu i bëjmë thirrje kujtdo që ka informacion në lidhje me këtë ngjarje kriminale që të ndihmojë në hetimin e saj, duke informuar organet e rendit dhe të prokurorisë”, mbyllet reagimi i Partisë Demokratike.

Top Channel