Vlorë, asgjësohen 3 parcela me 473 rrënjë kanabis. Në kërkim autorët

05/07/2015 00:00

Policia e qarkut të Vlorës ka bërë të mundur zbulimin dhe asgjësimin e 3 parcelave me 473 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa, në fshatin Beshisht.

Nga sa bëhet e ditur në komunikatën e Policisë së Vlorës, bima narkotike ishte mbjellë në afërsi të lumit Vjosë, në vendin e quajtur “Pylli me shelgje”, në një tokë që ishte e shpyllëzuar dhe pa pronar.

Efektivët e policisë kanë konstatuar 3 parcela me bimë narkotike që kishin arritur lartësinë prej 15 cm deri në 190 cm, ndërsa asgjësimin e kryen në vend me anë të djegies.

Tashmë kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të mbjelljes së këtyre bimëve.

Top Channel