Fier, kapet i dënuari për trafikim të paligjshëm emigrantësh

05/07/2015 00:00

Një tjetër shtetas në kërkim është ndalur gjatë së shtunës nga efektivët e Policisë së Qarkut të Fierit, për shkak se ndaj tij ekziston një vendim gjykate që e dënon atë me burgim.

Bedri Velikaj, 31 vjeç, banues në fshatin Buzmadh të komunës së Cakranit, është arrestuar nga specialistët e seksionit kundër Trafiqeve të Paligjshme, pasi Gjykata e shkallës së parë e Rrethit Gjyqësor Fier ka marrë një vendim më 11 qershor 2006, sipas të cilit ky shtetas dënohet me 2 vite e 8 muaj burgim.

Velikaj akuzohet se ka ndihmuar disa emigrantë të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme dhe për këtë vepër penale, veç dënimit me burg është gjobitur edhe me 400 mijë lekë.

Top Channel