Durrës, arrestohet për trafik droge i shpalluri në kërkim në Itali

05/07/2015 00:00

Policia e Durrësit, në kuadër të operacionit “Promocion”, ka arrestuar shtetasin e shpallur në kërkim Sokol Ndoci.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Sokol Ndoci kërkohej për pjesëmarrje në një grup që trafikonte drogë.

Top Channel