Krujë, policia asgjëson 3541 rrënjë kanabis, në pranga një person

05/07/2015 00:00

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike të zhvilluara nga efektivat e Komisariatit të Policisë Krujë, është përfunduar me sukses operacioni “Shelqet 2015”, ku u asgjësuan 3541 rrënjë kanabis.

Gjithashtu, u arrestua shtetasi Shaqir Kroj, 55 vjeç.

Bimët u asgjesuan në vend me anë të djegies dhe 10 prej tyre u morën në cilësinë e provës materiale.

Top Channel