Turi i Francës, ja pretendentët e etapës së dytë fushore. 166 km nga Utrehti në Zelande

05/07/2015 00:00

Etapa e dytë e Turit të Francës, nga Utrehti drejt Zelande-s, e gjatë 166 km e që do të zhvillohet e tëra në Holandë, është e karakterizuar e tëra nga një terren fushor.

Një etapë që me të gjitha mundësitë do të vendoset nga një sprint final, e ku favoritët janë parashikuar ende pa filluar ajo. Nga Greipel te Kristoff, ndoshta edhe Degenkolb e Bouhanni, por pa harruar Cavendish, janë ndër emrat kryesorë të predispozuar për fitoren e kësaj etape.

Në etapën e parë, që si rrallë herë nisi me kronometër individual në prologun e edicionit të 102-të të tij, fitues u shpall Rohan Dennis, i cili niset në këtë etapë të dytë me fanelën e verdhë.

Top Channel