Yjet urojnë amerikanët për Ditën e Pavarësisë

05/07/2015 00:00

Shtetet e Bashkuara kanë festuar përvjetorin e 239 të pavarësisë, dhe yjet janë kujdesur që të bëjnë urimet e duhura për këtë festë.

Kim Kardashian, Paris Hilton dhe Miley Cyrus kanë qenë vetëm disa prej tyre, të cilat kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për të shpërndarë foto me veshjet që përkojnë me ngjyrat e flamurit amerikan.

Miley kishte veshur një palë pantollona të shkurtër, ndërsa sipër kishte veshur kostum plazhi. Edhe Kim kishte zgjedhur pothuajse të njëjtën mënyrë veshjeje, vetëm se nuk kishte sipër kostum për larje.

Ndërkohë, Paris Hilton kishte zgjedhur një fustan blu, ndërsa sipër kostum larje me yjet e famshëm amerikan, të cilat në flamur simbolizojnë shtetet që përbëjnë SHBA-të.

FOTO GALERI
1/4
Miley Cyrus dhe Wayne Coyne

Top Channel