Gjykata Speciale, Jabllanoviç: Ata e humbën mundësinë. Ta formojë Këshilli i Sigurimit

05/07/2015 00:00

Kryetari i “Listës Serbe” në Kosovë, Aleksandar Jabllanoviç, ka deklaruar se Prishtinës zyrtare nuk duhet t’i jepet një mundësi e dytë për të formuar Gjykatën Speciale, për krimet e luftës që -siç pretendojnë serbët, – i ka bërë Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Ai ka bërë thirrje, që Gjykatën Speciale ta formojë Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.

“Gjykata, sigurisht që do të themelohet. Nëse pyetem unë, nuk do t’u jepja edhe një mundësi tjetër, sepse mundësinë e madhe tashmë e humbën. Viktimat serbe ranë më 1998 dhe 1999 dhe asnjë gjykatë s’do t’i kthejë, kështu që nuk duhet ngutur me votimin e ndonjë zgjidhjeje të pavolitshme”, ka thënë Jabllanoviç për mediet serbe.

Sipas tij, përgjegjëse për mos formimin e gjykatës është “ekskluzivisht partia e Hashim Thaçit, ngaqë deputetët e tij krijuan pengesë gjatë votimit”.

Top Channel