Ymeri: Mustafa, besnik i politikave të PDK-së

05/07/2015 00:00

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka reaguar të dielën ndaj paralajmërimeve të kryeministrit Isa Mustafa, se Kosova është para kompromiseve të mundshme me Serbinë për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe, si parakusht për të ecur përpara në rrugën e integrimeve europiane.

“Kryeministri Isa Mustafa përmës farsës së transparencës po dëshiron të na përgatisë për kompromisin e radhës mbi Zajednicën. Dikur thoshte se me të ardhur në pushtet do të ndërrohet qasja në bisedime, kurse sot 6 muaj pas krijimit të qeverisë jemi dëshmitarë se e gjithë energjia Kosovës po shkon në negociata me Serbinë e në Gjykatën Speciale të imponuar po nga Serbia”, tha Ymeri në llogarinë e tij në Facebook.

Sipas liderit të Vetëvendosjes, me këtë qasje, kryeministri Mustafa do të mbahet mend si ndjekësi më besnik i politikave të PDK-së drejt krijimit të entitetit autonom serb brenda Kosovës.

Por, sipas Ymerit, kryeministri kosovar duhet ta ketë të qartë që ndarja e Kosovës përmes Asociacionit të Komunave Serbe, është e papranueshme.

Top Channel