Përmbyset një varkë në lumin Ohajo, raportohet për tre të vdekur

05/07/2015 00:00

Autorietet në Kentaki kanë njoftuar se tre veta kanë humbur jetën dhe tre të tjerë llogaritën të humbur, pasi varka në bordin e së cilës ishin, ka goditur urën “Clark Memorial” dhe është përmbysur në lumin Ohajo.

Kapiteni i Zjarrfiksëve të Louisville, Salvador Melendez citohet të ketë thënë se në bordin e anijes besohet se kanë qenë dhjetë veta.

Sipas tij, deri më tani kanë humbur jetën dy të rritur dhe një fëmijë. Ai është shprehur se ne mesin e të zhdukurve është edhe një fëmijë tjetër.

Melendez ka thënë se të shpëtuarit janë jashtë rrezikut për jetën, por nuk ka treguar për identitetin e tyre, sikurse as për ata që ende janë të zhdukur.

Top Channel