Botërori i femrave, SHBA-ja shpallet kampion

06/07/2015 00:00

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë fituar 5-2 ndaj Japonisë në finalen e Botërorit të futbollit për femra. Ky është titulli i tretë në histori për vajzat amerikane.

Protagonistja e padiskutueshme e ndeshjes ishte Carli Lloyd, e cila shënoi 3 gola, duke hyrë në histori si e vetmja futbolliste që e ka arritur këtë gjë.

“Ndeshje e madhe për Carli Lloyd! Kombi yt është shumë krenar për ty. Të pres së shpejti në Shtëpinë e Bardhë”, shkroi Obama në Twitter.

Top Channel