F1, Vettel: Faleminderit shi!

06/07/2015 00:00

Sebastian Vettel u ngjit në podium në Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe, por gjermani i Ferrarit e di shumë mirë se vendi i tretë ishte një “dhuratë” nga shiu.

“Shiu na erdhi për mbarë. Pa shi, nuk do e arrija vendin e tretë. Kështu është Anglia, ke diell dhe pas dy minutash nis shiu. Ne bëmë zgjedhjen e duhur, hymë në bokse në momentin perfekt”, tha Vettel.

Edhe shefi i Ferrarit, Maurizio Arrivabene, është në të njëjtën linjë: “Jam i kënaqur me Vettel, ka treguar edhe një herë tjetër se di të zgjedhë momentin perfekt për ndryshimin e gomave. Por, duhet të tregohemi të ndershëm dhe të pranojmë se pa shi, gara do të kishte përfunduar ndryshe”.

Top Channel