Ben Affleck, “ndjenja të veçanta” për Margot Robbie

06/07/2015 00:00

Një ndarje që ka tronditur të gjithë fansat ishte ajo e Ben Affleck dhe Jennifer Garner, të cilët i dhanë fund martesës së tyre 10-vjeçare.

Edhe pse u përfol se arsyeja e kësaj ndarjeje mund të ishte Jennifer Lopez, burimet së fundmi raportojnë se aktori 42-vjeçar mendohet të ketë “ndjenja të veçanta” për Margot Robbie.

Sipas “‘Woman’s Day”, Ben ka kaluar një kohë të këndshme me aktoren 25-vjeçare gjatë xhirimit të filmit të tyre “Warner Brothers” në Kanada. “Ben ka pasur një pëlqim të madh për Margot, qëkur ajo u shfaq në filmin The Wolf Of Wall Street”, ka thënë burimi për këtë revistë.

Ben dhe Jen, të cilën ishin martuar më 29 qershor 2005, e publikuan divorcin një ditë para përvjetorit të tyre të martesës 10-vjeçare.

Ata kanë tre fëmijë së bashku; Violet 9 vjeçe, Seraphina 6 vjeçe, dhe 3-vjeçari Samuel.

Top Channel