52-vjeçarja që duket si 20 vjeçe

06/07/2015 00:00

Me një lëkurë shumë të pastër, formë të shkëlqyer fizike dhe flokë të dendura të zeza, Pamela Jacobs duket si një femër në të njëzetat, por në fakt ajo është plot 52 vjeç dhe ka një djalë 21-vjeçar.

Gruaja angleze nga Lidsi nuk besohet nga askush kur tregon moshën e vërtetë të saj. Pamela thotë se edhe motrat e vëllezërit e saj duken të gjithë më të rinj nga sa janë në të vërtetë. Sipas saj, kjo vjen nga dieta e shëndetshme, stërvitja, vaji i arrave të kokosit dhe gjenet e mira.

Pamja e saj rinore ka dhe disavantazhe, sidomos për djalin e saj, i cili shumë herë është vënë në siklet kur shokët e tij mendojnë se ajo është e dashura dhe jo nëna e tij.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel