Jessie J u rikthehet koncerteve pas operacionit

06/07/2015 00:00

Ajo ka qëndruar në spital si pasojë e një operacioni misterioz që ka kryer muajin e kaluar, por Jessie J ka bërë një rikthim të mrekullueshëm të dielën në mbrëmje, në skenën e London’s Wireless Festival.

Këngëtarja e hitit të njohur “Price Tag” rimori përsëri fronin e princeshës së pop-it, teksa ka performuar shumë energjike në koncertin e saj të fundit, pjesë e turneut ‘Sweet Talker’.

Këngëtarja 27-vjeçare ka treguar gjithashtu trupin e saj të tonifikuar, e veshur me një palë pantallona të shkurtra me shtrat të lartë, të shoqëruara me reçipeta të zeza.

Artistja ka dhënë një performancë të shkëlqyer në skenë, pa shfaqur as shenjën më të vogël të lodhjes, pas operacionit të kryer.

Top Channel