Kosovë, AAK: Të procedohet sa më parë krijimi i Forcave të Armatosura

06/07/2015 00:00

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj, kërkon nga qeveria që me urgjencë të procedohet në Kuvend ligji për Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK).

Përmes një kumtese për media, AAK ka kërkuar shpjegime nga kryeministri Isa Mustafa dhe ministri i Forcës së Sigurisë Haki Demolli, se për çfarë arsyeje nuk po e procedojnë projektligjin për FAK në Kuvend.

AAK thotë se Kuvendi duhet që menjëherë ta themelojë Ushtrinë e Kosovës para sesionit vjeshtor, ndryshe, sipas partisë së Haradinajt, preferencat e Listës Serbe, sidomos sa i përket Shoqatës së Komunave Serbe, do të zgjerohen dhe do të çojnë drejt pengimit dhe keqpërdorimit të mëtejshëm të ligjit për interesat e saj.

Top Channel