Tiranë, asgjësohen 656 rrënjë kanabis

06/07/2015 00:00

Policia e Tiranës asgjësoi të hënën 656 rrënjë kanabis sativa, të gjetura në 3 parcela të vogla, në një zonë të thellë në Bërzhitë.

Policia ka identifikuar shtetasin me inicialet G.S. si personin e dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike.

Policia tha se po punon për vendosjen përpara drejtësisë të personit përgjegjës të kultivimit të kanabisit.

Top Channel